Mikel Arteta ka folur në lidhje me vendimin për ta lejuar Mesut Özil të largohet nga Arsenali, pavarësisht faktit se kishte edhe gjashtë muaj kontratë me “Topçinjtë”. Futbollisti gjerman mbeti jashtë listave të skuadrës londineze që në fillim të këtij sezoni, sepse trajneri spanjoll nuk e llogariste në planet e tij. Tani që u largua, Arteta shpjegon: “Një lojtar me rëndësinë e tij, që nuk po luante dhe nuk ishte në skuadër, është shumë e vështirë tam bash. Besoj se zgjidhja që u bë tani në janar ishte e mirë për të dyja palët. Nëse një futbollist dëshiron të luajë dhe ne nuk mund t’i ofrojmë minuta, kjo situatë duhet të zgjidhet”.