Ka lajme pozitive dhe te fundit për ndërtimin e stadiumit të ri te Milanit, i cili do të zërë vendin e San Siros. “Negociatat mes fondit Hines (pronar i zonës Sesto) dhe RedBird për ndërtimin e stadiumit të ri kane nisur. Tashmë ka pasur disa biseda, stadiumi është një objektiv prioritar për Gerry Cardinale që ngutet dhe nuk i beson kohëve të San Siros”.

Kështu shkruan Stefano Donati përmes profilit të tij në Twitter. Ndaj gazetari i Telelombardia jep një përditësim të rëndësishëm në lidhje me ndërtimin e stadiumit të ri. Zotërimi i një stadiumi ka qenë gjithmonë një prioritet i Elliott.

Presidenti Paolo Scaroni ishte në vijën e parë që nga dita e parë, por iu desh të përballej me probleme të ndryshme burokratike. Është e qartë se në periudhën e fundit rrugët që mund të përshkohen janë bërë dy.

Ajo që të çon në një stadium të ri në Milano, bashkë me Interin, tjetra të çon, siç u përmend, në ndërtimin e një impianti në Sesto San Giovanni. Në ditët e fundit, hipoteza e parë dukej se mbizotëronte.

Të rejat e fundit të dhëna nga gazetari bëjnë që të mendohet ndryshe. Klubi kuqezi mund të vendosë të largohet nga San Siro, duke ndërtuar stadiumin e tij në autonomi të plotë, duke u shkëputur plotësisht nga Interi. Gerry Cardinale e ka me nxitim. Ai kërkon që sa më parë të vendosë gurthemelin e stadiumit të ri!