Milan ka mundur 3-2 Inter-in në javën e pestë të kampionatit italian të futbollit dhe është ka marrë kreun e renditjes së Serisë A.

Derbi i zhvilluar në San Siro ka qenë një reklamë e vërtetë për futbollin italian. Një sfidë me ritme të larta që ka dhuruar gola dhe spektakël.

Kanë qenë zikaltrit që kanë goditur të parë me Marcelo Brozovic. Mesfushori kroat ka bërë një depërtim të zgjuar në minutën e 21-të dhe ka mposhtur me lehtësi Maignan.

Kundërpërgjigjja e Milan-it nuk ka vonuar dhe ka ardhur shtatë minuta më mbrapa me një gol të bukur të Leao-s. Kuqezinjtë kanë shpërthyer në pjesën e dytë dhe kanë përmbysur gjithçka me Giroud dhe Leao.

VIDEO – PERMBLEDHJA E MILAN-INTER – VIDEO

Francezi ka kaluar në avantazh kampionët në minutën e 54-t dhe portugezi ka realizuar golin e tretë në të 60-ën. Leao është bërë lojtari i parë portugez që ka shënuar gol në historinë  derbit të Milanos në të gjitha kompeticionet.

Pas këtij momenti është zgjuar Inter-i. Zikaltrit kanë ngushtuar diferencat me Dzeko-n në minutën e 67-të dhe kanë shkuar disa herë të tjera afër golit të barazimit, por janë ndalur nga një super Maignan.

Me 36 vite e 170 ditë, sulmuesi boshnjak është bërë golashënuesi më i vjetër i Inter-it kundër Milan-it në Serinë A.

Milan kryeson tani renditjen e kampionatit italian me 11 pikë, ndërsa Inter-i ka zbritur në vendin e gjashtë në kuotën e nëntë pikëve.