Manchester United ka vënë në shënjestër objektivin e Milan-it, Boubakary Soumare, mesfushori i Lille.

21-vjeçari mund të largohet shumë shpejt nga Franca, duke parë se i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratë.

Sipas gazetarit italian Vito Angele, Djajtë e Kuq janë në pole position. Duke folur për Italian Football Podcast, ai ka thënë:

“Është një lojtar i rëndësishëm, por nuk besoj se do të vijë në Serinë A”.

“Manchester United është vënë në lëvizje dhe është favorit për ta marrë”.

“Lille po kërkon një shumë që nuk mund të përballohet nga Milan-i”.