Nuk do të jetë vendimtare për titull, është ende shumë herët, por Milan-Juventus konsiderohet një sfidë që do të thotë shumë për të ardhmen e Serie A. Në pjekjen reale të ekipit të Stefano Pioli dhe dëshirën për shpengim të bardhezinjve të Andrea Pirlo, duke pasur parasysh antagonizmin e shumë viteve, objektiv është “Scudetto”.

Mjeshtri i padiskutueshëm i kampionatit, “Djalli”, e gjen veten përballë Juves, që për këtë të fundit ka shkuar disi keq. “Zonja e Vjetër” është pas në renditje, me 10 pikë më pak (por me sfidën për t’u luajtur kundër Napolit). Për CR7 dhe shokët e tij, një hap fals mund të përfaqësojë goditje të vështirë psikologjike për t’u përthithur. Përkundrazi, një fitore në ndeshjen e madhe në “San Siro” mund të sjellë bindje si për Pirlo, ashtu edhe për lojtarët e tij.

Pas 4-2 të korrikut të kaluar, Milani mundi të fitonte dy ndeshje radhazi në Serie A kundër Juventusit, për herë të parë që nga viti 2010, siç ndodhi kur Leonardo ishte në stolin e kuqezinjve. “Djalli” dhe bardhezinjtë nuk janë përballur me njëri-tjetrin, me kuqezinjtë përpara në renditje, që nga nëntori 2015. Me atë rast, megjithatë, bardhezinjtë fituan 1-0, falë golit të Dybala.

Një sfidë shumë e pritur, e karakterizuar megjithatë nga disa mungesa: mbi të gjitha spikat ajo e Zlatan Ibrahimovic. Trajneri Pioli njoftoi dështimin për ta rikuperuar në kohë suedezin. Për “Zonjën e Vjetër”, nga ana tjetër, shquhet mungesa e Alvaro Morata, ende duke luftuar me problemin muskulor në kofshë. Përveç kësaj, te Juventusi, Alex Sandro dhe Cuadrado kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Pioli do të përqendrohet në klasiken 4-2-3-1, me Donnarumma në portë dhe mbrojtjen fillestare: Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez. Në mesfushë: Kessié me Krunic, duke pasur parasysh skualifikimin e Tonali dhe mosdisponueshmërinë e vazhdueshme të Bennacer, të dëmtuar. Saelemaekers do të zëvendësohet nga Castillejo (përpara Brahim Diaz), me Calhanoglu dhe Rebic, që kompletojnë mesfushën-sulmuese, prapa Leao, ende qendërsulmues.

Te Juve shkohet drejt përdorimit të Demiral nga fillimi, me Danilo në të majtë; në mes Bonucci dhe De Ligt. Në mesfushë, McKennie kalon Rabiot, me Chiesa dhe Ramsey të gatshëm të fillojnë nga jashtë, në “kameleon”-in 4-4-2 të aplikuar nga Pirlo. Dybala do të bashkohet me Cristiano Ronaldo në sulm.

Ja formacionet e mundshme:
MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Krunic, Kessié; Castillejo, Calhanoglu, Rebic; Leao. Trajner: Pioli.
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Demiral, Bonucci, De Ligt, Danilo; Chiesa, McKennie, Bentancur, Ramsey; Dybala, Cristiano Ronaldo. Trajner: Pirlo.