Milan vazhdon të përforcojë skuadrën e Stefano Pioli-t. Pasi arriti marrëveshjen për mbrojtësin e talentuar Thiaë, Djalli ka vendosur të përforcojë mesfushën.
Siç ka bërë të ditur Tuttomercatoweb, në fakt, Milan ka siguruar shërbimet e Aster Vranckx, mesfushor belg 19-vjeçar.
Është marrë me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes për 12 milionë euro, plu 15% të shumës në rast të një shitje të lojtarit në të ardhmen.
E drejta e blerjes do të kthehet në detyrim në rast se lojtari do të luajë të paktën 20 ndeshje me kuqezinjtë.
Mesfushori do të zbarkojë në Milano mbrëmjen e sotme dhe nesër pritet të zhvillojë vizitat mjekësore dhe më pas të prezantohet nga klubi i ri.
Futbollisti do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare nga e cila do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon. Një tjetër goditje me perspektivë për kampionët e Italisë.
AC Milan are now set to sign Aster Vranckx on loan with buy option — as €12m buy clause will be included in the deal with Wolfsburg. Here we go. 🚨🔴⚫️ #ACMilan
Vranckx will arrive in Milano later today in order to undergo medical tests and sign. pic.twitter.com/QHsdQRWcui
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 31, 2022