Milani dhe Interi janë në nxitim dhe duan një përgjigje në lidhje me stadiumin e ri të Milanos deri për Krishtlindje, shkruan Tuttosport. Debati i parë publik do të zhvillohet të mërkurën, i ndjekur nga Pillon, nga dhjetra takime te planifikuara mes qytetarëve dhe shoqatave.

Dy klubet milaneze duan të kuptojnë brenda tre muajve të ardhshëm nëse ekzistojne kushtet për të ndërtuar Katedralen pranë San Siros, e cila do të prishet pas Lojërave Olimpike Dimërore 2026, apo nëse do të jetë e nevojshme të identifikohet një zonë tjetër.

Milani dhe Interi janë të bindur se kanë bërë gjithçka është e mundur, pas indikacioneve të Palazzo Marino. Fillimisht u duk se shpenzimet për stadiumin e ri mund të zvogëloheshin nga 1.2 miliardë euro në 900 milionë, por pas inflacionit global ato janë kthyer në 1.2 miliardë euro.

Do të duhen dhjetë vjet për të amortizuar këto shpenzime, duke qenë se të ardhurat e reja të parashikuara janë 120 milionë euro në vit, për t’u shtuar atyre nga bileta. Pillon, në fund të debatit publik, do të përgatisë një raport për të dy klubet, të cilat mund të kthehen në një fushë tjetër nëse diçka nuk shkonte.

Kjo edhe duke përfshirë zonen e ish-Falck ne Sesto San Giovanni. Siç raporton Tuttosport, dukej se Gerry Cardinale donte të shtynte fort për një stadium te gjithin kuqezi, por për arsye qëndrueshmërie ai vazhdon me Interin per momentin.

Casper Stylsvig, shefi i të ardhurave të Milanit, i intervistuar disa dite me pare nga Joe Pompliano, foli për situatën në lidhje me stadiumin e ri: “Së pari duhet thënë se Italia është një nga vendet në Evropë me stadiumet më të vjetra. Ata kanë një moshë mesatare mes viteve 60 dhe 70.

Dhe padyshim që infrastruktura ka ndryshuar me kalimin e viteve. Stadiumi gjithashtu i jep një shtysë të ardhurave. Pastaj, është edhe çështja që lidhet me sigurinë e tifozëve: jemi në një ndërtesë shumë të vjetër dhe për në momentin që është e sigurt, por ka disa shërbime që nuk mund t’i ofrojmë në nivele moderne ‘standarde’.

Për të qenë konkurrues ne nivel top klube duhet të kemi këto të ardhura shtesë … dhe po humbasim dhjetëra miliona në vit duke mos pasur një stadium adekuat dhe duke cuar keto para thjesht dem…”.