Trajneri Frank Lampard doli dhe ia bëri të qartë se Fikayo Tomori nuk do të largohet nga Chelsea. Ai e konsideron pjesë të rëndësishme të projektit të tij, por fakti është që nuk po luan.

23-vjeçari dëshiron një ekip ku të marrë minuta dhe të ndihet i rëndësishëm. Mediet angleze bëjnë me dije se Milani po mendon që të afrojë futbollistin 23-vjeçar.

Blutë e Londrës duan thjeshtë huazim, por diçka e tillë nuk pranohet nga kuqezinjtë. Ata duan huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit për 26 milionë euro.