Java e 18-të e Serie A përfundon me ndeshjen e “Sardegna Arena”, në të cilën Cagliari pret liderët e Milanit. Vendësit ndodhen në situatë të vështirë, me katër humbje radhazi. Kuqezinjtë duan të mos lëshojnë pe në renditje, ta ruajnë kreun.

Për të dyja palët do të jetë një ndeshje themelore, duke marrë parasysh rezultatet e pretendentëve për objektivat e tyre përkatës. Në zonën e sigurisë, situata ngatërrohet gjithnjë e më shumë, ndërsa lufta bëhet edhe më të nxehtë për “Scudetto”, pas derbit të mbrëmshëm të Italisë dhe angazhimit të përkohshëm të Interit në krye.

Sa i takon formacionit, Pioli përsëri mund të llogarisë Ibrahimovic nga minuta e parë, i mbështetur nga Hauge, Brahim Diaz dhe Castillejo. Jashtë Calhanoglu për shkak të koronavirusit, i infektuar si Rebic, Krunic dhe Theo Hernandez. Në mesfushë Tonali dhe Kessiè në pritje të Bennacer. Mes shtyllave të portës Donnarumma, i paraprirë nga Calabria, Kjaer, Romagnoli dhe Dalot.

Ja formacionet e mundshme:
CAGLIARI (4-3-2-1): Cragno; Zappa, Godin, Walukiewicz, Lykogiannis; Oliva, Marin, Duncan; Nainggolan, Joao Pedro; Simeone.
MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Dalot; Tonali, Kessié; Castillejo, Brahim Diaz, Hauge; Ibrahimovic.