Duke kërkuar mundësi për të shfrytëzuar në merkato, Milan i shikon të gjithë nga lart poshtë në renditjen e Serie A. Por, në të njëjtën kohë shikon përreth, në kërkim të profileve që mund të forcojnë grupin kuqezi dhe shtojnë shanset për titullin.

Nëse emri në mbrojtje është ai i Simakan dhe në mesfushë, mbrëmë u fol për Svanberg, edhe në sulm emrat e parë mbërritën së shpejti. Në fakt, sipas “Sky Sport”, Maldini po mendon të përforcojë repartin ofensiv.

Në këtë kuptim, dje ishte një takim me Giovanni Branchini, agjenti i Leonardo Pavoletti, për të reflektuar dhe kuptuar se si dhe ku mund të forcohet sulmi; se cilat profile duhen vlerësuar. Sulmi i Milanit në këtë Serie A, deri më tani, ka shënuar 37 gola në 17 ndeshjet e para dhe është i treti më i mirë në kampionat, në të njëjtin nivel me Romën, pas Interit (43) dhe Atalantës (40).