Marek Kozminski, zëvendëspresidenti i federatës polake ka folur për Messaggero-n në lidhje me Milik, sulmues drejt largimit nga Napoli.

“Kombëtarja polake ka nevojë për Arkadiusz, dhe tashmë po kalon një situatë të komplikuar nga e cila është ai që po humb më shumë”.

“Mund të thuhen shumë gjëra, çdo ditë dalin pretendente të reja, një herë flitet për Juven, më pas për Marseille dhe Atletico Madrid”.

“Milik është i fortë dhe ka klas, por në këtë fazë të karrierës duket më shumë një pensionist sesa një futbollist”.