Duke folur për mikrofonat e “Messenger”, Marek Kozminski, zv.president i Federatës Polake të Futbollit, analizoi edhe Arkadiusz Milik, qendërsulmuesin në pronësi të Napolit, që gjithashtu i afrohet Interit: “Të qëndrosh i palëvizur për një vit do të ishte çmenduri. Ai ende mund t’i japë shumë ekipit kombëtar, por me kalimin e kohës po humbet gjendjen e tij fizike. Në grumbullimet e fundit me kombëtaren, ne e kemi parë më keq. Ne po flasim për një lojtar të fortë dhe me klas, por që ka nevojë të kthehet në stërvitje dhe mbi të gjitha të luajë. Më shumë se futbollist, ai tani duket si një pensionist”.