Fiorentina-Juventus, një nga ndeshjet e mëdha të jëvës se pestë të kampionatit italian të futbollit ka nisur me një gol të shpejtë.
Kanë qenë bardhezinjtë që kanë kaluar në avantazh në minutën e 9-të pas një kombinimi mes dy blerjeve të reja Kostic dhe Milik.
Polaku, i cili e ka nisur në formacionin titullar ndeshjen e sotme në vend të Vlahovic, ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur.
Kostic ka realizuar një gjuajtje/kros në zonën e rreptësisë dhe ish-sulmuesi i Napoli-t ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë me lehtësi.
Dy ndeshje dhe dy gola për polakun, i cili ka shënuar edhe në debutimin e tij me Zonjën e Vjetër në ndeshjen kundër Spezia-s.