Në intervistën për “Gazzetta dello Sport”, Diego Milito foli edhe për kryefjalën  merkatos së verës, që për disa javë ndezi shpresat e tifozëve zikaltër, domethënë ardhjen e Leo Messit: “Ju duhet të besoni, sepse jetoni me ëndrra. Pse mos ta imagjinoni atë tek Interi, një ekip i bërë për argjentinasit dhe në të cilin Messi do të ishte shumë mirë”.

“Princi”, hero i “tripletës” zikaltër, padyshim  ndal edhe te derbi i Milanos, që do të luhet sot: “Unë jam i sigurt për Interin, pavarësisht mungesave, sepse skuadra është e shkëlqyeshme dhe trajneri ka karakterin e duhur për ta motivuar në një situatë si kjo”. Pastaj, një vlerësim për Lautaro: “Ai po ndjek rrugën e duhur për t’u ngjitur në majë. Më e mira e tij nuk ka ardhur akoma. E ardhmja e tij tek Interi, megjithatë, nuk varet nga unë, por nga talenti i Lautaro. Të gjithë e duan një sulmues të tillë, Interi u tregua më i shpejtë kur e mori. Barcelona? Unë thjesht e di se ndihet i lumtur aty ku është. Pastaj në futboll, lojtarët më të mirë gjithmonë kanë oferta. Vendimi i takon atij”.

Më tej, një rikthim në të kaluarën e tij zikaltër: “Momentet tek Interi janë më të mirat që kam pasur ndonjëherë në karrierën time. Është e vështirë të zgjedhësh një nga shumë të tillë”. Ja dhe këndvështrimi i tij për Serie A: “Është një kampionat shumë i vështirë dhe kjo duhet të kihet parasysh. Ky sezon duket më i ekuilibruar. Interi e ka zvogëluar hendekun me Juventusin dhe këtë sezon do të luftojë për titull”.