Skuadra e Milwaukee korri suksesin e katërt sezonal, pas fitores 125-115 ndaj Dallas, ndeshje ku u dallua MVP-ja, Giannis Antetokounmpo. Ai realizoi 43 pikë, një lider në fushë për Bucks.

Zhgënjen skuadra e Houston, që u mund 113-100 në fushën e saj nga Dallas. Mbrëmje magjike e Luka Doncic, që realizoi një “triple double”, me 33 pikë, 16 rebound e 11 asist.

Fiton edhe skuadra e Boston, që mundi 126-114 Toronto (Tatum 40 pikë më i miri në parket), ndërsa ekipi i Golden State korri fitoren e dytë radhazi, pas triumfit 137-106 ndaj Sacramento (Curry 30 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Orlando – Cleveland, 103-83

Philadelphia – Charlotte, 118-101

Atlanta – New York, 108-113

Miami – Oklahoma, 118-90

Toronto – Boston, 114-126

Houston – Dallas, 100-113

Milwaukee – Detroit, 125-115

New Orleans – Indiana, 116-118

Golden State – Sacramento, 137-106