Skuadra e Milwaukee Bucks fitoi 123-119 ndaj Phoenix Suns në finalen e pestë play off në NBA, duke udhëhequr 3-2 serinë e takimeve. Bucks fituan jashtë fushe dhe sfidën e radhës do ta luajnë në shtëpi, me shpresën që të shpallen kampionë të NBA-së.

Takimi luajtur sot në fushën e Suns ka qenë mjaft i bukur dhe i ekuilibruar. Antetokounmpo realizoi 32 pikë, mbështetur edhe nga Middleton me 29 pikë e Holiday me 27, një trio që bëri diferencën në parket.

Në kahun tjetër, Kevin Booker realizoi 40 pikë, Chris Paul 21 pikë e 11 reboun, ndërsa Ayton 20 pikë e 10 rebound, por që s’mjaftuan. Phoenix i duhet me çdo kusht fitorja për të çuar garën për titull në finalen e shtatë.