Një lajm shumë i bukur na vjen nga radhët e Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare!

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali gëzon sot pasi është bërë nënë për herë të parë.

Bilali ka sjellë në jetë një djalë, të cilën e ka pagëzuar me emrin e veçantë, Eden. Ka qenë vetë ministrja ajo e cila ka bërë publike lajmin e bukur, përmes një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka falënderuar të gjithë për urimet, ndërsa shkruan se tashmë jeta e saj ka marrë të tjerët dimension.

“Sot bota mori një dimension tjetër. Eden na e plotësoi familjen. Faleminderit të gjithëve për urimet” – shkruan Ministrja shqiptare Edona Bilali.