Të gjithë e mbajmë mend miqësinë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por më pas raporti i tyre u kris. Sabiani ishte i ftuar në një intervistë, ku ka folur për marrëdhënien e shumëpërfolur me Ilirin, dhe arsyen pse mungoi në dasmën e tij.

“Asgjë nuk ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri nuk do të vijë në dasmën time. Kështu që nuk ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë e ka pasur telefonin tim.

Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”, u shpreh Sabiani gjatë një interviste në “Top Channel”. Ndersa Iliri, u shpreh: “Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë.

Nuk kemi kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”.