U duk sikur telenovela Noizy – Cllevio u mbyll dy ditë më parë, kur ky i fundit i kërkoi falje reperit shqiptar në një video në TikTok.

Por jo. Historia vazhdon dhe sot ka qenë sërish Cllevio ai që ka ngacmuar dhe ka ofenduar sërish Noizy-n me fjalë jo etike.

Teksa shihte një video në rrjete sociale, Cllevio ka sharë sërish Noizy-n, duke rihapur kështu sërish çështjen më të nxehtë të këtyre ditëve.

Pasi i kërkoi falje, ka qenë vetë Noizy ai i cili nuk e ka besuar se Cllevio ishte i sinqertë, duke i thënë se nuk kishte besim te fjalët e tij, por i uronte të ishte mirë.

Ndërsa nuk mungoi atë ditë as përgjigjja nga ana e Cllevio-s i cili i tha se ai ishte skeptik sepse edhe vetë Cllevio ishte supersticioz.

Në videon ku ky i fundit i kërkonte falje Noizy-t u shfaq edhe personazhi i njohur i TikTok-ut Aleks Visha, i cili i kërkonte ndjesë reperit dhe nëse Cllevio do të vazhdonte sërish me këtë histori, do priste në besë miqtë e tij. Pas ofendimit të Cllevio-s sot, Aleksi ka reaguar sërish duke thënë se nuk ka më punë me të dhe nuk mund të flasë më kurrë mirë për të.

Ende nuk ka një reagim nga Noizy, me historinë që u rihap sërish tashmë.