Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë pasditen e djeshme, në moshën 96 vjeçare! Lajmi i hidhur është konfirmuar nga vetë Pallati Mbretëror përmes një deklarate zyrtare se monarkia ndërroi jetë në Balmoral.
‘Mbretëresha ndërroi jetë paqësisht në Balmoral këtë pasdite! Mbreti dhe gruaja e tij do të qëndrojnë në Balmoral dhe do të shkojnë në Londër nesër” – thuhej në deklaratën e shkurtër të Pallatit Mbretëror.
Gjendja shëndetësore e mbretëreshës Elizabeth ishte përkeqësuar, teksa prej disa ditësh ajo ndodhej në Kështjellën e Balmoral në Skoci nën kujdesin e bluzave të bardha.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka shprehur ngushëllimet e tij mbretëreshës Elizabeth II. Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri i vendit shkroi: “Mirupafshim mbretëreshë!”