Ka krijuar shumë mister zhdukja nga skena publike i Jack Ma, themeluesi dhe pronari i kompanisë kineze Alibaba. Prej ditësh nuk ka asnjë informacion në lidhje me Jack Ma, që në momentin që u bllokuan në bursë aksionet e kompanisë AntGroup, platmorma e financës online e krijuar nga Alibay dhe që ndodhet në Hong Kong dhe Shanghai.

Që nga ajo ditë, Jack Ma është “zhdukur nga qarkullimi”, duke anulluar një intervistë televizive dhe ka evituar rrjetet sociale. Kjo ka bërë që spekulimet në lidhje me gjendjen e tij të jenë të shumta. Ndërkohë që, asnjë lajm zyrtar nuk vjen as nga kompanitë e tij, Alibaba dhe Ant.

Shumë mendojnë se kjo “zhdukje” e Jack Ma është një paralajmërim i Partisë Komuniste Kineze ndaj qeverisë, pasi askush nuk mund ta sfidojë atë. Ekspertët e financës thonë se prej kohës presidenti kinez Xi Jingping ka qenë kundër këtij dominimi të Alibaba, pasi e shohin si një kërcënim të rritjes ekonomike kineze.