Në Norvegji ekziston një rrugë e veçantë që shfaqet dhe zhduket në ujë, e projektuar nga Snøhetta në mënyrë që njerëzit të marrin kohën e tyre dhe të reflektojnë për natyrën.

Ka një mënyrë të re udhëtimi që po përdoret gjithmonë e më shpesh në botë, ka ritme më të ngadalta, një vëmendje më të madhe për detajet dhe më e lidhur me natyrën.

Për t’i dhënë një përgjigje këtyre nevojave të reja, studioja e arkitekturës Snøhetta ka realizuar Traelvikosen, në Norvegji, një rrugë të veçantë panoramike që ofron mund të për t’u bërë pjesë e natyrës.

Instalimi ndjek ritmin, ngritjen dhe uljen e nivelit të detit dhe synon të jetë një reflektim ndaj efekteve të forcave të rëndesës të ushtruara nga hëna, dielli dhe nga rrotullimi i Tokës te njeriu.

Instalimi në Traelvikosen në Norvegji është një ftesë për të marrë kohën e duhur, reflektuar, lidhur dhe sintonizuar me natyrën.

Vepra është e përbërë nga 55 trampolina prej guri të  vendosur në ujë në vijë horizontale duke krijuar një kontrast me format e buta të natyrës përreth.

Rruga e çon vizituesin të largohet nga plazhi për të arritur një ishull të vogël në mes të detit dhe të admirojë malin e famshëm Torghatten.

Megjithatë, eksperienca varet nga niveli i detit: trampolinat mund të jenë plotësisht të dukshme në rast të nivelit të ulët të detit ose mund të jenë plotësisht të zhytur në rast të nivelit të lartë. Në këtë mënyrë ndryshon perceptimi jo vetëm i peizazhit përreth, por edhe i vetë kohës dhe i natyrës në evolucion.

Projekti i Snøhetta në Traelvikosen është një nga 11 ndërhyrjet të programit Norwegian Scenic Routes që krijon një seri eksperiencash të reja për udhëtuesit në rrugë në Norvegji.

Me një seri instalimesh arti, arkitekture dhe dizajni, bukuritë e natyrës amplifikohen në mënyrë që të shijohet peizazhi në një mënyrë ndryshe.

Programi bën të mundur të eksplorohen zona më pak të njohura të Norvegjisë, përgjatë brigjeve dhe fjordeve, maleve dhe ujëvarave, për të hyrë në kontakt me vetë natyrën me një ritëm të ndryshëm, të ngadaltë dhe spektakolar.