Mjekt dhe infermierët italianë janë në listën e kandidatëve për të fituar çmimin “Nobel për Paqen” për vitin 2021. Lajmin e konfirmuan zyrtarët e çmimit Nobel në Oslo të Norvegjisë.

Ky propozim u bë nga “Fondacioni Gorbachev”, me motivacionin: “personeli sanitar italian ishte i pari në botë që u përball me emergjencën e vështirë sanitare të krijuar për shkak të pandemisë Covid-19. Ky personel përballoi një krizë të vështirë, duke luftuar në vijën e parë me koronavirus, për të shpëtuar sa më shumë jetë, duke shpesh humbur jetë”.

Siç e kërkon protokolli, kandidatura u formalizua zyrtarisht nga një person që e ka fituar çmimin “Nobel për Paqen” më parë, amerikania Lisa Clark (viti 2017), e cila shpesh ka bërë vullnetaren në spitalin italian gjatë pandemisë.

Një vit më parë, ky çmim u fitua nga World Food Program (WFP).