Pas dëmtimit të Mike Maignan, te Milani u përfol shumë për portierët, me përfshirjen e Ciprian Tatarusanu në listën e Champions-it, ndonëse përkohësisht. Portieri rumun u la jashtë për shkak të numrit të madh të lojtarëve të pastervitur dhe rritur që Milani ka në skuadër, edhe pse zgjedhja shkaktoi diskutime.

Por duke parë nga e ardhmja, drejtuesit e kuqezinjve po kërkojnë për merkaton e ardhshme të verës për sa i përket portierëve për të pasur përkrah Maignan. Të dy Tatarusanu dhe Mirante do të shohin që kontrata e tyre të skadojë më 30 qershor 2023.

Milani do të reflektojë në propozimin e marrëveshjeve të reja, gjithashtu për arsye personale duke pasur parasysh se Tatarusanu do të shkojë për moshën 37 vjeç dhe Mirante 39 vjeç.

Prandaj një nga emrat e monitoruar është ai i Pietro Terracciano i Fiorentinës. Portieri i ekipit vjollce është me nje kontrate qe skadon dhe ka vështirësi të mëdha për rinovimin, pasi ka kërkuar një pagë prej 1 milionë eurosh.

Kerkesa u cilësua e tepërt nga Joe Barone dhe, për momentin, duket se nuk ka asnjë hapje per rinovim. Nese do te merrej vendimi perfundimtar i portierit 32 vjecar, atehere te Milani do te ishin gati ta merrnin per portier te dyte dhe me eksperience ne Serie A dhe Europe gjithashtu.