Shqiptarja Amanda Sascha Selmani ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Danimarkë në fushën e bukurisë si parukiere për shumë personazhe publikë.

Gjithashtu është angazhuar dhe në televizion dhe së fundmi dhe në boks. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Amanda u shpreh:

“Isha 21 vjeç kur hapa dyqanin tim dhe që atëherë kam bërë mjaft gjëra. U rrit biznesi dhe shkova në një sallon tjetër që ishte më i madh.

Mu desh të punësoja më shumë njerëz, më pas shkuam në qendër të Kopenhagen sepse aty vinin të gjithë. Kjo më mundësoi të jem më pranë aktiviteteve të ndryshme që bëheshin.

Në fillim nisi duke më ftuar për t’u bërë pjesë në emisione të ndryshme. Më pas erdhi ftesa për programin e duhur. Mendoj se panë tek unë shumë gjëra ku mund t’u tregoja botën time dhe tani jam një prej VIP-ave.

Mendoj se është e rëndësishme t’ju tregosh se vajzat mund të bëj më shumë gjëra nga çfarë duket. Atje në një ishull ku nuk i ke besim askujt, aty njerëzit janë kaq të ligë kur janë duke vuajtur në këtë mënyrë, nuk kanë ushqim dhe është një sfidë e vetme.

Ndihesh e vetmuar për një kohë të gjatë. Isha mësuar të kisha njerëz që më besonin ndërkohë aty acaroheshin me mua sepse e dinë se në fund të emisionit mund të fitosh gjysmë milionë euro.”, shtoi ai. Por, më befasuese ishte pjesëmarrja në një ndeshje boksi.

Më kërkuan të marr pjesë një ndeshje boksi, dhe thashë ok, kam për ta bërë këtë sepse i pranoj sfidat. Më pëlqen se dua t’ju tregoj njerëzve se mund të bëja shumë gjëra, punova çdo ditë për 5 muaj, stërvitesha në mëngjes, drekë, pasdite.

U ndesha me një vajzë që ishte stërvitur për dy vite, e dija se duhej ta fitoja atë ndeshje. Ishte një çmenduri, u ndjeva sikur isha në kupë të qiellit.”, u shpreh Amanda.