Modelja e njohur Naomi Campbell është bërë nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare (mbush 51 vjeç më 22 maj). Ajo ka lindur një vajzë. E konsideruar si “Afërdita e zezë”, ajo është një nga modelet më të famshme në botë, që arrin edhe sot të shkëlqejë në pasarela, pavarësisht moshës.

Ka qenë vetë modelja ajo që dha lajmin: “Nuk ka dashuri më të madhe. Një bekim i mrekullueshëm më ka zgjedhur mua si nënë. Jam e privilegjuar që kam këtë shpirt të dashur në jetën time. Nuk kam fjalë për të përshkuar këtë lidhje të përjetshme me ty ëngjëlli im”.

Modelja i ka vënë emrin Valerie Morris-Campbell vajzës së saj. Në vitin 2016 ajo deklaroi për herë të parë së dëshironte të bëhej nënë. Modelja britanike nuk është martuar kurrë në jetën e saj edhe pse është përfolur për disa lidhje.