Lorena Haliti, modelja e njohur shqiptare, është bërë nënë për herë të parë. Këtë lajm te ëmbël, e ka ndarë vetë modelja dhe partneri i saj, Ami.

Përmes një postimi në Instagram, dyshja kanë publikuar disa foto me të birin e porsalindur. Për më tepër, në një prej fotove ata kanë zbuluar se e kanë quajtur djalin Andreas.

“Mirë se erdhe në botë”, shkruan çifti krah postimit, ku ka marrë urime të shumta nga miqtë e ndjekësit. Kujtojmë që Lorena gjatë shtatzënisë ka postuar vazhdimisht foto me barkun e rrumbullakosur, duke u komplimentuar pafund.

Lorena Haliti është një prej emrave më të njohur të modës në Shqipëri dhe tashmë, do të jetë dhe në rolin e nënës, duke i kushtuar më shumë kohë dhe vëmendje djalit të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ami Mezezi (@amimezezi)