Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, është diskutuar për temën: “Cili është kufiri mes veshjes dhe zhveshjes?” Të ftuar ishin qenë inxhinierja Linda Pano, moderatorja Silva Bushati, poeti dhe pedagogu Albi Lushi, si dhe në lidhje Skype aktivistja Brixhida Muça.

Moderatorja Silva Bushati është shprehur se pamja e njeriut është gjëja e parë që të zë syri kur njeh dikë dhe jo vlerat që ai ka. Ajo vlerëson të bukurën dhe shprehet se nuk mund të ndajë as shtratin me dikë që nuk i pëlqen.

Silvana BushatiSyri i parë nuk t’i sheh vlerat. Kur shikon një person, nuk mendon t’ja shikosh vlerat, është kënaqësia e syrit në impakt të parë, pastaj duke e njohur personin i njohim dhe vlerat. Nuk do të thotë që ne të jemi të mbuluar dhe ai personi të vijë e të na thotë, t’i çfarë bën, me çfarë merresh, kush je. Kur shkon dhe në dyqan t’i shikon një gjë të bukur sepse ti do ta marrësh. Gjëja e parë kur unë kam parë burrin tim ka qenë aparenca. Nuk e kam parë se sa i zgjuar është dhe sa jep ky person për mua.

Linda Pano: Tërheqja ndaj aparencës është vetëm për 40 ditë.

Silvana Bushati: Jo nuk është se unë kam nja 10 vite që jam e martuar.

Linda Pano: Idea është që t’i pastaj nuk e do personin për aparencën, e do personin për atë që përfaqëson.

Silvana Bushati: Unë nuk mund të fle në një krevat me një person që nuk më pëlqen gjatë gjithë kohës.