Prej shumë vitesh, pyetja: “A konsiderohet tradhti flirtimi?” ka ndarë opinionet e shumë njerëzve. Megjithatë, moderatorja e njohur shqiptare, Antoneta Koçi, nuk e shikon si tradhti.

Në deklaratën e saj më të fundit, Antoneta thotë se flirtimi është dicka e shëndetshme, që i shton ngjyra jetës. Mes të tjerash, Antoneta u shpreh: “Çdo marrëdhënie ka ligjet dhe kushtetutën e saj.

Ka disa njerëz që janë mendjehapur që e tolerojnë dhe e mendojnë si diçka të shëndetshme dhe të mos qëndrojë gjithçka vetëm të mbyllur aty.

Ka edhe nga ata njerëz që duan të jetë 100% i tyri dhe në mendje. Mendoj se flirti është i shëndetshëm, i shton ngjyra jetës. Flirti si ngacmimet në komunikim, mendoj se nuk i bën keq një marrëdhënieje”, u shpreh Antoneta.