Kompania Moderna ka konfirmuar se do të kryejë investime të tjera për të rritur kapacitetin prodhues të vaksinës anti-Covid. Moderna parashikon që të prodhojë deri në 1 miliardë vaksina gfjatë këtij viti, ndërsa për vitin 2022 kapaciteti propdhues do të jetë 1.4 miliardë vaksina.

Vaksina e Moderna është njëra prej atyre që janë aprovuar për përdorim në Amerikë (mosha 18 vjeç e sipër). Kjo kompani ka bërë me dije se paralelisht pe prodhimin e vaksinës anti-Covid po punon edhe për një vaksinë që t’u rezistojë varianteve të reja të koronavirus që po përhapen në botë.