Si perpara 12 vitesh… Per Javier Zanettin ka qene nje mbremje e madhe ne Camp Nou ndaj Barcelona-s kete here ne rolin e zevendes presidentit. Dhe duket qarte se tifozeria nuk harron. Ashtu si ne vitin 2010 kur Interi doli me nje barazim qe i dha finalen e Champions, edhe tani mori barazim 3-3 qe i jep thuajse kualifikimin per me tej dhe mjafton fitorja ndaj Plzen.

Dhe pas ndeshjes, tifozeria e Interit, ato 1500 qe kishin udhetuar nga Italia, nisen koret “Ka vetem nje kapiten, nje kapiten”. E teksa ne studio nga fusha po flisnin Julio Cesar, Milito dhe Seedorf, vemendja u kthye nga Zanetti qe pershendeste me doren ne zemer dhe ishte ne mesin e fushes…

Nje skene e bukur teksa Milito e dalloi dhe e vuri ne dukje, ashtu si edhe Seedorf qe tha: “Javier eshte gati te nderrohet dhe zbrese ne fushe per te bere disa vrapime”, me shaka sigurisht…

VIDEO E ZANETTIT

Në para-ndeshjen Barcelona-Inter, me mikrofonat e Prime Video Javier Zanetti kishte folur sikur per te ndjelle ate te mire qe do te vinte… “Mbaj mend një vuajtje të madhe në këtë fushë në vitin 2010, por në fund arritëm në finale – thotë zëvendëspresidenti i Interit -.

Çelësi i asaj mbrëmjeje ishte shpirti i treguar në fushë. Nuk ishte e lehtë sepse kishte një ndeshje të madhe. Barcelona. Sonte ju duhet i njëjti shpirt, jo vetëm mund të prisni, por edhe të luani lojën dhe të përfitoni nga hapësirat që do të lërë Barça.

Më kujtohen dy momente të asaj loje: një në të cilin Eto’o mbrohej para meje dhe I thashë se ishte afër kur mungonte, një herë tjetër; tjetra është shpëtimi i Julio Cesarit ndaj Messit, një gjest vendimtar për kualifikim edhe nëse kishin mbetur edhe 70 minuta”.