Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një etape të Tour De La Paz në çiklizëm, në Meksikë. Një lopë “e çmendur” ka provokuar pezullimin përkohësisht të garës, pasi ka hyrë në rrugë dhe ka sulmuar çiklistët.

Organizatorët e garës kanë ndalur garën, dhe kanë ndërhyrë për të evituar që situata të përkeqësohet. Lopa, pasi u vendos në mes të rrugës, nisi të vrapojë në drejtim të çiklistëve dhe makinave që ndodheshin aty.

Çiklistët u detyruan të hapnin rrugën nga frika se mos goditeshin nga lopa, duke u hipur biçikletave e duke pedaluar shpejt.