Aktorja e mirënjohur turke, Hande Erçel, e cila njihet për rolin e saj si Eda në serialin ‘Sen Cal Kalpimi’ po kalon një periudhë jo fort të lehtë.

Mbesa e saj 2 vjeçare, Aylin Mavi është diagonstikuar së fundmi me sëmundje të rëndë. Një lajm ky që ka tronditur pa dyshim të gjithë familjarët e saj, pasi tre vite më parë, e ëma e Handes ndërroi jetë pikërisht nga kanceri.

Prej dy javësh, vogëlushja ka nisur trajtimin dhe të gjithë po qëndrojnë afër saj. Këtë e bëri të ditur vetë motra e Handes, përmes një deklarate në rrjete sociale.

“Kemi nisur një trajtim për vajzën tonë 2 javë më parë. E kaluam tronditjen dhe po bëjmë më të mirën për ta kaluar. Mavi është mirë” – është një pjesë kjo e deklaratës së Gamze Erçel.

Blogerja së bashku me partnerin e saj i kanë qëndruar shumë afër vogëlushes së tyre dy vjeçare, sipas mediave turke.