Në këto momente po vazhdon akoma dasma e shumë përfolur mes Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit, që vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre pas 10 viteve.

Momenti i mëposhtëm është nga dasma e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha me blogeren Armina Mevlani. Në video është çifti i ri që po kërcejnë Napolon, ndërkohë që u është bashkuar dhe mamaja e Shkëlzenit.SHIH VIDEON

Duke futur Liri Berishën në mes të tyre, çifti po shijon dasmën e tyre duke kërcyer. Nga videot e postuata në rrjetet sociale, atmosfera duket shumë elektrizuese.

Çifti ka zgjedhur që kërcimin e tyre të parë ta kenë më nën tingujt latinë të këngëtarëve Alejandro Fernández dhe Christina Aguilera me baladën e tyre Hoy Tengo Ganas de Ti.

Ndërkohë SaliBerisha në hapje të dasmës me një gotë verë në duar ka falenderuar të gjithë të afërmit dhe miqtë që i janë bashkuar në gëzimin e tyre.

“Të dashur familjarë, të dashur miq. E dashur Arben dhe Mimoza. Të dashur dhe Armina dhe Shkëlzen. Dasmat fjalime nuk duan, ndaj dhe unë shkurt dua të them dy fjalë.Dua nga zemra të uroj Arminën dhe Shkëlzenin të cilët kurorëzuan dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeccare sonte në këtë ceremoni, këtë dasëm me miqt të afërmit e tyre”, dëgjohet të thotë ish-kryeministri.