Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja është një prej personazheve më të komentuar në Shqipëri dhe gjithmonë ‘nën shënjestrën’ e mediave dhe opinionit publik. Së fundmi, aktorja ishte e ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ në Tv Klan ku dha një intervistë shumë speciale për fëmijët e programit.

Një prej fëmijëve të këtij kasti e pyeti Monikën nëse vajza e saj e kritikon apo është krenare për të. Aktorja u shpreh se kur ajo luan në teatër, vajza dëshiron që e ëma të dalë sa më bukur ndërsa tregoi ndër të tjera se e bija është edhe kritikja e saj më e madhe.

“Kur janë punët e teatrit, patjetër ajo ka dëshirë që t’i realizoj bukur. Vajza më është bërë si burrë i dytë. Më kritikon, pse nxjerr ketë foto në Instagram, hiqe këtë foto”, tha Monika Lubonja në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ në Tv Klan.

Monika Lubonja është nënë e një vajze, ndërsa kur ishte në shtëpinë e Big Brother VIP, aktorja tregoi se ajo jeton me të ëmën në shtëpi, ndërsa vajza jeton e vetme.