Ish-mesfushori i Milan-it dhe Atalanta-s, Riccardo Montolivo, ka folur në prag të sfidës së të shtunës mes dy ish-skuadrave të tij.

“Kam luajtur te Milan për pjesën më të madhe të karrierës sime. Jemi përshëndetur në mënyrë të hidhur, por te Milan kam lënë një pjesë të zemrës sime”, ka thënë Montolivo për Sky Sport.

“Ndeshjen e fundit si profesionist e kam luajtur në Atleti Azzurri, ashtu si të parën, edhe pse ka qenë e hidhur sepse është mbyllur me një karton të kuq. Nuk janë të shumë ata që mund të thonë një gjë të tillë”.