Edhe kundër Crotone, Juventusi luajti që nga minuta e parë pa Alvaro Morata. Bardhezinjtë në sulm ende mbështeten te Kulusevski dhe Cristiano Ronaldo. Para ndeshjes, Fabio Paratici sqaroi kushtet e sulmuesit spanjoll, duke shpjeguar situatën për “Sky Sport”:

“Dy ose tri pengesa të vogla e kanë prekur shumë. Së pari kishte një grip shumë të fortë, ndërsa tani ka një çrregullim të zorrëve. Kjo e pengoi atë të stërvitej mirë, ndaj e humbi pak gjendjen e tij sportive”.

Paratici, megjithatë duket i qetë dhe pret kthimin e spanjollit, vendimtar në muajt në vazhdim: “Alvaro është një lojtar i nivelit më të lartë, karriera e tij flet për këtë. Ai do të kthehet të na ndihmojë në pjesën finale të sezonit”.