20 persona janë infektuar me koronavirus në Izrael edhe pasi kanë marrë dozën e dytë në vaksinës anti-Covid. Lajmin e konfirmuan autoritete shëndetësore izraeliane.

Deri më tani, në këtë vend, janë vaksinuar 128 mijë persona dhe ka rezultuar që 20 prej tyre të jenë infektuar me koronavirus edhe pse kanë marrë dozën e dytë (0.02% e të vaksinuarve).

Sipsa Ministrisë së Shëndetësisë simptomat kanë qenë të lehta, temperaturë deri në 38.5 gradë, kollë dhe debulesë. Gjithsesi, asnjë i infektuar nuk ka patur nevojë për t’u shtruar në spitalk.