Pesë kandidatura për çmimin Oscar me një statujë të artë të fituar dhe gjashtë për Golden Globe me dy trofe të fituar, një prej të ci lëve për karrierën.
Janë vetëm disa nga shifrat që tregojnë qartë peshën e Morgan Freeman në panoramën kinematografike të 40 viteve të fundit. Aktori afrikano-amerikan nga Memphis mbush 85 vjeç, por është akoma shumë aktiv, aq sa në 2021-shin ka aktruar në katër filma dhe në dy seriale televizive.
Aktor, regjisor, producent, Freeman është dalluar për aftësinë e tij për të kaluar gjithmonë në mënyrë të besueshme nga komedia te filmat aksion duke kaluar nga ato dramatikë.
Një karrierë e nisur në skenat teatrale he më pas ka marrë krahë me televizionin falë programeve për fëmijë dhe soap opera-ve, që më pas në mesin e viteve ’80 e ka parë protagonist në ekranin e madh, me më shumë se 80 filma, shumë prej të cilëve kanë patur një sukses të madh.
Madhështia e Freeman dëshmohet edhe nga kandidaturat e shumta për çmime prestigjioze për filma si “Street Smart – Në rrugët e New York-ut”, “Driving Miss Daisy – Shëtitje me Zonjën Daisy”, ” The Shawshank Redemption – Krahët e Lirisë” dhe “Invictus – I Pamposhturi”, edhe pse çmimi Oscar ka ardhur për Million Dollar Baby” (plus një çmim për karrierën).
Megjithatë, njerëzit e mbajnë mend për pjesëmarrjet në filma më “pop”, por që kanë patur një sukses të madh, nga “Robin Hood – Princi i hajdutëve”, te trilogjia e Batman me regjisorin Christopher Nolan, duke kaluar nga filma thriller si “Seven”, filma aksion si (“Deep Impact”, “Virus letal”) ose komedi (“Nuk është kurrë shumë vonë”, “Një javë si Zoti”). Por lista mund të jetë më e gjatë.
Freeman ka dalë (pothuajse) i paprekur nga akuzat për abuzime që i janë bërë në 2018-ën nga tetë gra. Akuza ndaj të cilave është mbrojtur dhe kanë rënë brenda pak kohe pa e penguar të punojë, siç u ka ndodhur protagonistëve të tjerë në botën e spektaklit.
Në ditët e kaluara, emri i tij është përfshirë në listën e qytetarëve amerikanë që nuk do të mund të hyjnë në Rusi si përgjigje për veprimet e Uashingtonit kundrejt Moskës për Luftën në Ukrainë.