Kjo fundjavë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Gjatë kësaj të shtune parashikohet një mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Në zonat malore në jug dhe juglindje të vendit në lartësin mbi 900-1000 metër reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Sakaq, gjatë ditës së diel pritet një mot me altrenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës në orët e mesditës dhe pasdite do të pasohen nga reshje shiu me inensitet të ulët të karakterit lokal.

Era nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.