I gjithë territori shqiptar do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave përgjatë gjithë ditës së mërkurë, teksa mundësitë për të rënë shi dhe rrebeshe janë të larta.
Sa i përket temperaturave, ato do të luhaten nga 14°C deri në 33°C, ndërsa era do të fryjë deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke shkaktuar dallgëzim 4-5 ballë.
Një mot i paqëndrueshëm pritet edhe në Kosovë, me reshje shiu e vranësira që do të dominojnë territorin këtë të mërkurë, por nuk përjashtohen as kthjellimet e herë pas hershme, sidomos gjatë pasdites.
Edhe në Maqedoninë e Veriut, moti do të karakterizohet nga vranësira e rrebeshe shiu, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e mini stuhive të forta të erës.