Një dash u arrestua në Rumbek East County, Sudani i Jugut, në fillim të këtij muaji, pasi iu vërsul një gruaje rreth të 40-tave. Sipas raporteve të “Sudan Today”, kafsha që mbarështronte e goditi me kokë gruan në mënyrë të përsëritur, duke ia sakatuar brinjët.

Fatkeqësisht, gruaja, e cila u identifikua si Adhieu Chaping, ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Dashi tani do t’i kalojë tri vitet e ardhshme në një kamp policor në selinë e kontesë Aduel në Lakes State.

Duke diskutuar rastin e çuditshëm, zëdhënësi i policisë së shtetit të Lakes, Mabor Makuac tha: “Roli ynë si polici është të ofrojmë siguri. Dashi u kap dhe aktualisht është në paraburgim në një stacion policor të Maleng Agok Payam.

Pronari është i pafajshëm, ndërsa dashi është ai që ka kryer kr*min ndaj meriton të arrestohet. Më pas çështja do të kalojë në gjykatën zakonore, ku mund të zgjidhet në mënyrë miqësore”.

Autoritetet ranë dakord me pronarin e deleve, Duony Manyang Dhal, që të paguanin diçka të quajtur si ‘kompensim gjaku’. Ai u urdhërua t’i jepte pesë nga lopët e tij familjes së viktimës.

Sipas raportimeve, pronari ka shumë të ngjarë ta humbasë dashin në fund të dënimit. Ligjet zakonore në Lakes State thonë se çdo kafshë shtëpiake që vr*t një person i jepet më pas si kompensim familjes së viktimës.

Vitin e kaluar, një grua në SHBA humbi jetën pasi u sulmua nga një dele në fermë. Kim Taylor ishte duke punuar si vullnetare në fermat “Cultivate Care” në Bolton, Massachusetts, kur u dëmtua rëndë. Në atë kohë, shefi i policisë së Boltonit, Warren Nelson tha:

“Policia e Boltonit iu përgjigj thirrjes dhe menjëherë i dha ndihmën e parë viktimës, pasi mbërriti në vendngjarje. Autoriteteve iu tha se gruaja, Kim Taylor, 73 vjeçe, ishte e vetme duke u kujdesur për bagëtinë, kur një dele iu vërsul dhe e përplasi përtokë.

Rezultoi që Taylor të kishte lëndime të mëdha dhe serioze përpara se të kalonte në arrest kardiak menjëherë pasi oficerët e policisë mbërritën. Taylor u dërgua në spitalin Marlborough, ku më vonë u nda nga jeta si rezultat i dëmtimeve të marra”.