Edhe pse është i thartë, shumica prej nesh janë të vetëdijshëm se limoni është një agrume shumë i shëndetshëm dhe tepër kuruespër disa sëmundje. Zakonisht, jemi përdorues vetëm të lëngut tëtij, teksa e hedhim lëkurën e tij, që në fakt ka shumë përfitimeshëndetësore.

Një prej tyre është shëndeti oral. Sa herë kemi mungesë tëvitaminës C në trup, kjo shoqërohet edhe me gjakderdhjen e mishrave të dhëmbëve. Duke qenë se lëkura e limonit përmbanshumë Vitaminë C, ne mund ta konsumojmë për të ruajturhigjenën tonë orale dhe shëndetin e dhëmbëve.

Gjithashtu, lëkura e limonit ndikon edhe në përmirësimin e shëndetit të kockave tona, për shkak të përmbajtjes së lartë tëkalçiumit dhe vitaminës C.

Lëkura e limonit, falë vitaminës C që përmban vepron edhe si antioksidant që parandalon dëmtimin e qelizave, duke pastruaredhe helmet e krijuara gjatë stresit. Heqja e këtyre substancavetë dëmshme ndihmon në detoksifikimin metabolik dhereduktimin e stresit.

E ashtu siç dihet, lëkura e limonit ndihmon edhe në parandilimine shumë sëmundjeve, si diabeti, sëmundjet e zemrës e dukerritur kështu qarkullimin e gjakut.