Të gjithë do të donim që bateria jonë e telefonit të zgjaste përgjithnjë. Disave prej nesh, bateria u bie shumë shpejt, ndërsa disa dinë shumë mirë të kujdesen për të.

Por çfarë duhet të keni parasysh që edhe bateria juaj e telefonit të zgjasë dhe mos të bjerë që në gjysmën e parë të ditës?

Fillimisht, duhet të shmangni karikimin e tij të plotë. Pse?  Sepse vetë jetëgjatësia e baterisë varet nga ciklet e karikimit të saj. Duke e karikuar plotësisht, ju vetëm sa e ‘vdisni’ më shpejt baterinë tuaj.

Duhet të dini se një bateri quhet mjaftueshëm e karikuar edhe kur është 80%. Kështu që mund ta hiqni nga karikimi kur shihni se bateria tregon këtë përqindje.

Sa më shumë ta karikoni plotësisht, aq më shumë e afroni baterinë e telefonit me ‘vdekjen’ e tij, që do të sillte ose në një ndërrim të baterisë, ose do t’ju duhet ta karikoni disa herë gjatë ditës.