Agjencia Britanike e Standardeve të Ushqimit ka njoftuar së fundmi se nëse përdorimit ujin e rubinetit për të larë pulën përpara se ta gatuajmë, po veprojmë në mënyrë të gabuar.

Sipas ekspertëve, nëse veprojmë në këtë lloj mënyre, rreziku për të përhapur bakteret dhe infeksionet do të rritet.

Ata kanë paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellë shpëlarja e pulës përpara gatimit, spërkatjet e ujit për ta larë atë në rubinet dhe bakteret që mund të bartin përreth, duke i depozituar ato në duar, enë apo rroba.

Bakteri që gjendet në shumë lloje të mishit, e kryesisht tek ai i pulës është Campylobacter, që mund të shkaktojë infeksione në zorrë ose sëmundje të tjera.

Për këtë arsye, për të minimizuar sa më shumë rreziqet, është mirë që mishi të gatuhet direkt, pasi kështu sigurohet edhe eliminimi i këtyre baktereve. Gjithashtu, duhet që të ndajmë ushqimet e papërpunuara nga ato të gatuara dhe të lahen mjetet që përdorim për mishin e papërpunuar.