Sipas një studimi të fundit nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë, është e pranueshme të pini dy deri në tre filxhanë kafe në ditë. Gjithashtu është vënë re se të gjitha llojet e kafesë kanë efekte pozitive në shëndetin e njeriut. Megjithatë, nëse jeni një nga personat që tejkalojnë dozat e rekomanduara, atëherë duhet të keni parasysh edhe pasojat e mundshme:

Një ndjenjë ankthi – Një studim tregoi se konsumimi i tepërt i kësaj substance mund të çojë në nivele të larta stresi, ankthi dhe madje edhe depresioni. Hulumtimet sugjerojnë se konsumimi i më shumë se 1000 miligramë kafeinë në javë mund të jetë një tregues i ankthit të lartë. Prandaj është koha për të ndryshuar zakonet tuaja.

Ëndrra të këqija – Kafeja gjithashtu mund të shkaktojë probleme me gjumin, veçanërisht nëse e keni zakon ta shijoni këtë pije pasdite. Edhe pse ka shumë përfitime shëndetësore nga pirja e rregullt e kafesë, mbajtja e konsumit tuaj ditor në minimum, veçanërisht në mëngjes, mund të kontribuojë në një gjumë më të mirë të natës.

Rrahje të shpejta të zemrës – Edhe pse një studim zbuloi se pirja e 100 miligramë kafeinë brenda një ore deri në pesë orë nuk shkakton një rritje të rrahjeve të zemrës, konsumimi i sasive të konsiderueshme mund të shkaktojë një ndryshim në ritmin e zemrës.

Lodhja – Kur ndiheni të lodhur është normale të pini kafe. Në një studim, në të cilin pjesëmarrësve iu dhanë sasi të caktuara të pijeve me kafeinë që rrisin energjinë, pirja e tyre rregullisht, veçanërisht ato me sheqer, shkaktoi lodhje mendore. Pra, kur planifikoni të flini, mos e teproni me kafenë sepse ajo do t’ju mbajë zgjuar dhe gjumi i shqetësuar do të shkaktojë edhe më shumë lodhje më vonë gjatë ditës.