Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë, pastron gjakun nga helmet. Por edhe mëlçia, ashtu sikurse çdo organ tjetër mund të pësojë patologji.
Kështu, nëse mëlçia mbushet me helme, ajo nuk mund të kryejë dot funksionin e saj të plotë dhe trupi mund të mos funksionojë normalisht.
Por duhet të keni parasysh se vetë trupi jep disa shenja për të kuptuar nëse mëlçia nuk është në rregull.
Ënjtje të legenit dhe kyçit të këmbëve
Ju mund të mos e kuptoni që mëlçia juaj ka probleme dhe duke mos kryer vizitat mjekësore, ajo tenton të riparojë veten. Por nëse shikoni ënjtje të legenit dhe kyçit të këmbëve, duhet ta kuptoni menjëherë se kjo vjen si pasojë e problemeve me mëlçinë, pasi duke mos funksionuar normalisht, lëngu grumbullohet te këmbët duke i fryrë ato.
Shtim në peshë
Një nga faktorët e shtimit në peshë mund të jetë edhe mëlçia. Kështu që nëse po fitoni padashje peshë, edhe pse nuk konsumoni shumë ushqim, bëni një vizitë te mjeku.
Alergjitë
Në shumë raste, alergjitë mund të vijnë edhe si pasojë e një mëlçie me probleme. Kjo është një tjetër shenjë që duhet ta keni mirë parasysh dhe mos ta neglizhoni.
Verdhëza dhe sytë e verdhë
Verdhëza nuk është asgjë tjetër veçse shndërrimi i lëkurës në ngjyrë të verdhë. Verdhëza nuk është sëmundje, por vjen si pasojë e problemeve me shëndetin.
Lodhje kronike
Mëlçia është një organ që përveçse pastron gjakun nga helmet, i jep edhe energji trupit, duke shndërruar glukozën në glikogjen. Nëse ndjeni lodhje, që nuk e keni ndjerë më parë, vraponi për një vizitë pasi mund të keni probleme me mëlçinë.