Sulmi në zemër mund të vijë pa dhimbje kraharori, kryesisht te femrat. Për këtë arsye duhet të bëni sa më shumë kujdes dhe duhet të kërkoni menjëherë ndhmën e mjekut nëse përjetoni ndonjë nga simptomat që do ju listojmë më poshtë.

– Marramendja

Sulmet në zemër nuk shkaktojnë humbje të papritur të vetëdijes, por mund të pakësojnë ose në rastin më të keq, të ndërpresin rrjedhjen e gjakut që çon oksigjen në zemër dhe në tru, duke ju bërë të përjetoni paqartësi.

– Mund të ndjeni dhimbje në pjesën e sipërme të trupit

Duke qenë se zemra jonë nuk ka shumë mbaresa nervore, ndonjëherë ndan një rrugë me nervat e pjesëve të tjera të trupit, duke shkaktuar dhimbje që ndihen në shpinë, shpatulla, krahë, nofull ose qafë.

– Mund të ndjeni lodhje

Është normale të ndiheni të lodhura pas një nate pa gjumë ose një dite stresuese, por pjesa më e madhe e grave ndihen të lodhura ose kanë dobësi trupore një muaj përpara se të pësojnë atak në zemër.

– Djersitje më shumë se normalisht

Me përjashtim të rasteve kur po kaloni menopauzën ose keni kryer aktivitet fizik, djersët e ftohta mund të sinjalizojnë sulm në zemër.

– Të përziera

Një atak kardiak mund të shkaktojë edhe të përziera, një situatë e cila ndodh më shpesh te femrat sesa te meshkujt. Nëse keni të përziera të papritura dhe konstante që nuk vijnë nga ushqimi i konsumuar, shkoni menjëherë te mjeku.

– Frymëmarrje e shpeshtë

Nëse papritur frymëmarrja ju vështirësohet sikur të ishit duke ngjitur shkallët dhe nuk mund të qetësoheni duhet t’i telefononi urgjencës.