Ledri Vula është një nga personazhet më të njohur në botën rozë shqiptare. Mjaft i dashur edhe nga publiku shqiptar për këngët e tij që sjell, por edhe për thjeshtësinë e humorin e tij.
Prej dy vitesh, Ledri është në një marrëdhënie me blogeren tashmë shumë të njohur, Sara Hoxha. Çifti gëzon simpatinë e fansave, por jo vetëm ata.
Ledri dhe Sara janë prindër të një vajze, Poem Blue, e cila gjithashtu ka fituar dashurinë e fansave të mamit dhe babit.
Së fundmi, Sara ka zbuluar se do të jetë pjesë e programit të kërcimit që pritet të nisë në muajin tetor në Top Channel, ‘Dancing With The Stars’.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj edhe video nga provat gjenerale, teksa ditën e sotme ka ardhur edhe mbështetja nga partneri i saj në jetë, Ledri Vula.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ledri ka shpërndarë videon ku partnerja e tij konfirmohet si pjesëmarrëse në këtë program, ndërsa krahas videos shkruan se cili do të jetë partneri i saj.
Kjo video është rishpërndarë nga Sara, e cila përmes përgjigjes që jep, ngre dyshimet se Ledri mund të jetë pjesë e programit. ‘Mos je gjë ti?’ – shkruan Sara Hoxha, duke na lënë në pritje nëse do të jetë vërtetë këngëtari apo gjithçka është në kuadrin e një shakaje.