Fotot e dizajnerit të famshëm Giorgio Armani gjatë pushimeve që po kalon në Formentera po bëjnë xhiron e rrjeteti. Ai është kapur nga paparacët duke shijuar plazhin së bashku me disa miq të tij.

Edhe pse në një moshë tashmë të madhe, 88 vjeç, ai duket në formë shumë të mirë fizike. Në fotot e publikuara në rrjete sociale, ai mban të veshura një palë mbathje noti ngjyrë blu si dhe një kapele me po të njëjtën ngjyrë, me inicialet e tij të qepura anash.

Armani gjendet i shoqëruar nga miqtë e tij brenda në det, teksa duken në momente diskutimi me njëri-tjetrin. Ndërsa në disa foto të tjera ai duket i vetëm në bregun e detit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, ky është plazhi i preferuar i dizajnerit të njohur, që e ka vizituar shumë shpesh.

Giorgio Armani, një nga emrat më të njohur në botë ka një pasuri personale prej 9.6 bilionë dollarësh .